Foto/ Me maska dhe distancë, Serie A rikthen tifozët në stadium

20/09/2020 14:42

Kampionati italian i futbollit hapi dje siparin e sezonit e ri 2020-2021.

Dje u luajtën dy ndeshjet e para, mes Fiorentinas dhe Torinos e fituar me rezultatin 1-0 në favor të violave dhe Roma – Verona, e cila përfundoi me rrjeta të paprekura. Ndërsa sot u luajt Parma – Napoli, e cila përfundoi me rezultatin 0-2. Por pavarësisht se nuk e nisi siç duhet startin e këtij kampionati, Parma duhet të gëzohet pasi në shkallët e stadiumit “Ennio Tardini”, ishin të pranishëm 1000 tifozë.

Para hyrjes në stadium, tifozët iu nënshtruan një kontrolli të rreptë për temperaturën dhe masat e parashikuara në protokollin e sigurisë, ndërsa nuk mungonin as maskat. Federata italiane e futbollit ka vendosur fillimisht që të  lejojë në stadiume 1000 tifozë.

Ky vendim është përqafuar nga shumica e ekipeve, por drejtori sportive i Interit, Beppe Marttoa, në një intervistë për mediat, shtroi hipotezën që stadiumet të mbushen të paktën me 40% të kapacitetit të tyre, pasi sipas tij, mungesa e tifozëve krijon një “gropë” të madhe në bilancet e klubeve.

 

FOTO GALERI
1/8

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA