Marren Morris dhe Luke Combs

Academy of Country Music Awards u mbajt mbrëmjen e djeshme, artistja e vitit u shpall Marren Morris, ndërsa artist i vitit Luke Combs.

Edhe pse jemi në një periudhë të vështirë për shkak të pandemisë, edhe ky vit ishte plot me artistë, duke mos sjellë asnjë ndryshim nga netët e tjera.  Kënga e vitit u shpall “One Man Band” nga Old Dominion, i cili rrëmbeu çmimin fitues, ndërsa albumi i vitit: “What You See Is What You Get” – Luke Combs

Shfaqja u transmetua nga tre vende të ndryshme në Nashville, Grand Ole Opry House, Ryman Auditorium e Bluebird Cafe dhe Keith Urban ka marrë përsipër gjithë mbrëmjen.

Lista e plotë e fituesve të këtij viti:

Argëtuesi i vitit: Thomas Rhett dhe Carrie Underwood

Artistja e vitit: Marren Morris

Artisti i vitit: Luke Combs

Dyshja e vitit: Dan + Shay

Grupi i vitit: Old Dominion

Artistja e re më e mirë: Tenille Townes

Artisti i ri më i mirë: Riley Green

Albumi i vitit: “What You See Is What You Get” – Luke Combs

Kënga ‘solo’ e vitit: “God’s Country” – Blake Shelton

Kënga e vitit: “One Man Band” – Old Dominion

Videoja e vitit: “Remember You Young” – Thomas Rhettt

Kompozitori i vitit: Hillary Lindsey

Evenimenti muzikor i vitit: “Fooled Around and Fell in Love” – Miranda Lambert dhe Maren Morris, Ashley McBryde, Tenille Townes, Caylee Hammack dhe Elle King.

FOTO GALERI
8/10

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA