Sidoqë të shkojë ndeshja e së enjtes në stadiumin Niko Dovana, Granada do ta vendosë në histori përballjen e Durrësit, jo aq për nivelin e kundërshtarit sesa për premierën absolute në kupat e futbollit kontinental. Djemtë e Deti do të luajnë ndaj formacionit spanjoll në Ligën e Europës.

Kjo do të jetë përballja e parë europiane për ekipin e La Liga që në letër është i favorizuar, por pavarësisht kësaj, trajneri Martini ka besim te bregdetarët.

Teuta që ka përfituar thuajse 300 mijë Euro nga shitja e Muriqit te Lacio, pasi klubi durrsak ka patur rol në formimin e lojtarit, dhe si rrjedhojë shpërblehet financiarisht.

Nëse këtyre parave do ti shtohen edhe ato të bonusit për kualifikimin ndaj Granadës sot në 17 shtator, ora 16:00, në stadiumin “Niko Dovana”, durrsakët do të kthehen në ekip konkurrues edhe sezonin e ri.

Top Channel