Fitore e vuajtur, por që tregon karakter, e Paris Saint Germain ndaj Metz për javën e tretë të Ligue 1. Skuadra e Thomas Thuchel, pa emra të tillë në dispozicion si Mbappe (i karantinuar), Neymar, Kurzaëa e Paredes, ia doli “in extremis” të merrte pikët e para në këtë sezon të ri në minutat shtesë, falë golit të shënuar nga gjermani Julian Draxler, i cili në këtë rast pati edhe “bashkëpunimin” e portierit mik, i cili ndërhyrjen e tij e ktheu në asist për kundërshtarin, që nuk gaboi në mundësinë që iu dhe me kokë.

Rezultoi një sfidë e vështirë, ndryshe nga ç’ishte parashikuar ndaj Metz, që nga minuta e 65-të luajti në superioritet numerik pas ndëshkimit të Diallo me kartonin e dytë të kuq.

U krijua përshtypja që PSG do të merte zhgënjimin e radhës, por shpëtimi erdhi nga Draxler, që ndoqi aksionin dhe shfrytëzoi një gabim të portierit, për t’i dhënë fitoren e parë në kampionat ekipit kampion të Francës.

Top Channel