“Gjykata Kushtetuese të ngrihet sa më shpejt”/ Thirrje nga ambasadorja franceze: Këshilli Politik të vazhdojë punën

17/09/2020 10:44

Një grup deputetësh nga parlamenti francez ka patur sot një vizitë në Bashkinë e Korçës, ku është takuar me kryetarin e bashkisë, të cilit i ka siguruar mbështetje në drejtim të turizmit dhe pranimin e Shqipërisë në BE.

Ndërkohë ambasadorja franceze në ikje, lidhur me pyetjen “ngritja e Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë janë dy kushte që Këshilli Evropian të vendosë një datë për konferencën e parë ndërqeveritare, sa e rëndësishme është që këto dy gjykata të jenë funksionale sa më shpejt” u shpreh:

“Dihet që Gjykata Kushtetuese të ngrihet sa më shpejt. Unë e kam thënë këtë shumë herë këtu në Pogradec, Tiranë. Të gjithë përsonalitetet e politikës pavarësisht ngjyrave janë të ndërgjegjshëm për këtë. Është e domosdoshme që Gjykata Kushtetuese të ndërtohet dhe të fillojë të punojë, sepse ka një sërë problemesh të rëndësishme që janë përpara saj. Edhe Gjykata e Lartë është shumë e rëndësishme të fillojë të punojë, por kjo është në një fazë më të avancuar se Gjykata Kushtetuese. Unë nuk pranoj të zëvendësoj autoritetet shqiptare, sepse vetë ata e njohin Kushtetutën dhe e dinë se çfarë duhet të bëjnë”.

Më tej shtoi:

“Përsa i përket Këshillit Politik nuk mund të them gjë, sepse kjo nuk më përket. Është mirë që ky këshill të vazhdojë punën e tij  me një inteligjencë të mirë, sepse ata e dinë si duhet të funksionojnë dhe s’kanë pse t’ua thonë diplomatikët”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA