Viktima, Bujar Çela

ELBASAN- Qyteti i Elbasanit është tronditur mëngjesin e sotëm, nga vrasja e Bujar Çelës, vëllai i Talo Çelës, një nga grabitësit e 4.6 mln eurove në Rinas në 9 prill 2019.

Bujar Çela u ekzekutua rreth orës 05:45, ku 50-vjeçari po pinte kafen e mëngjesit në një lokal në fshatin Bradashesh. Deri më tani besohet se kanë qenë të paktën tre persona që kanë shtënë me breshëri në drejtim të Bujarit duke e lënë të vdekur në vend.

Ndërkohë, pak minuta pas ngjarjes së rëndë ku mbeti i vrarë vëllai i Talo Çelës është gjetur një makinë e djegur në fshatin Murras. Automjeti i djegur është i tipit ‘Renault’ me targa AA 876 D dhe dyshohet se i përket pikërisht autorëve të këtij krimi të rëndë. Kjo skemë përdoret vazhdimisht në ekzekutime të mëparshme, ku autorët për të fshehur gjurmë djegin automjetin dhe armët e krimit.

Në vendin e ngjarjes mësohet se ka kamera sigurie dhe këto mund të ndihmojnë policinë e shtetit që të hedhë dritë mbi këtë ekzekutim dhe të zbardh dinamikën e plotë të ngjarjes. Ndërkohë të në gjitha hyrje-daljet e qytetit të Elbasanit janë ngritur postoblloqe të shumta dhe në ndihmë të shërbimeve policisë së Elbasanit kanë ardhur dhe FNSH dhe RENEA, teksa vijon krehja e zonës.

Vetë Bujar Çela mësohet se nuk kishte probleme me ligjin, por e shkuara e vëllai të tij besohet të ketë sjellë eliminimin e tij.

Por kush është Talo Çela, i shumëkërkuari i policisë për rekorde të shumta kriminale?

Çela është person i shpallur në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar, pasi Gjykata për Krimet e Renda Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja e punonjësit të policisë” kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë, “Vjedhja me armë e kryer në bashkëpunim”, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe “Vrasja me paramendim, kryer në bashkëpunim”.

Ai akuzohet si autori i dyshuar i grabitjes së miliona eurove  në aeroportin e Rinasit më datë 9 prill 2019, ku disa persona nën kërcënimin e armëve të zjarrit, kanë arritur të vjedhin një sasi të konsiderueshme vlerash monetare që po transportoheshin me avion. Çela u akuzua se kishte ndihmuar në modifikimin e furgonit të përdorur me mbishkrimin “Hetimi Tatimor”, për të futur lehtësisht në pistën e Rinasit, atje dhe ku ndodhi grabitja.

Kjo ngjarje e lidh Çelën pikërisht me ekzekutimin e dy vëllezërve Haxhia në qytetin e Durrësit. Emri i Talo Çelës ka dalë në dritë përmes dëshmisë së të penduarit të drejtësisë, Klevis Alla, të arrestuar për vrasjen e vëllezërve Haxhia.

Klevis Alla, bashkëpunëtori i drejtësisë për zbardhjen e kësaj ngjarje ka treguar se Çela i kishte kërkuar një prej vëllezërve Haxhia se ku i kishte fshehur paratë e grabitura në 9 prill të vitit të shkuar.

Këtu ka nisi dhe konflikti mes palëve që u mbyll me vrasjen e Besmir dhe Viktor Haxhiajt ngjarje e ndodhur në biznesin e tyre të tregut të makinave me qira në zonën e njohur si “Nishtulla” në “Shën Vlash” të Durrësit. Grupi kriminal ku bëjnë pjesë edhe autorët e ekzekutimit të dy vëllezërve, dyshohet se kanë urdhëruar vrasjen e Dorjan Shkozës dhe Anxhelo Avdia, ngjarje e ndodhur me datë 2 mars po të njëjtën zonë në Durrës.

Lexoni edhe: https://top-channel.tv/2019/04/21/detaje-nga-grabitja-e-rinasit-makina-u-modifikua-ne-elbasan-nje-femer-ndihmoi-autoret/

 

Lexoni edhe: https://top-channel.tv/2020/04/27/detajetemrat-vriten-me-kallashnikov-dy-vellezerit-ne-durres-u-gjeten-pa-jete-brenda-makines/

 

FOTO GALERI
7/9

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA