Më në fund një statujë bronzi e Melania Trump ka zëvendësuar versionin e drunjtë të dëmtuar nga zjarrvënësit në qytetin e saj të lindjes në Slloveni.

Artisti Brad Downey prezantoi dje versionin e tij në Sevnica, qyteti qendror i Sllovenisë ku është rritur zonja e parë e SHBA.

Downey kishte thënë se do të krijonte versionin e bronxtë për ta shfaqur në mjedise institucionale por vendosi ta dërgonte për të zëvendësuar statujën e drunjtë pas dëmit të rëndë që pësoi nga djegia.

“Ky nuk ishte një fund i mirë për atë punim druri, por besoj se ishte një përfundim i mirë për komunitetin”, tha ai, duke iu referuar zjarrvënies.

Downey shpjegoi se vendasit ishin treguar shumë mbështetës dhe se kishte instaluar statujën si një “donacion” për ta.

Poicia vendase ende nuk e ka zbuluar se kush e dogji skulpturën dhe kjo ka shtuar spekulimet në vend se Downey apo bashkëpunëtorë të tij e kanë bërë.

Statuja e djegur është aktualisht në ekspozim në qytetin slloven të Kroper.

Downey ka thënë më parë se është frymëzuar në krijimin e statujës prej narrativës “anti-emigracion” të SHBA dhe Donald Trump, në një kontradiktë me faktin që eshtë martuar me një emigrante.

Sevnica është një qytet i qetë me rreth 5,000 banorë që ka përfituar nga gruaja më e famshme e tij për t’u kthyer në një farë atraksioni turistik ku tashmë shiten mjaltë, çokollatë dhe ëmbëlsira me tematikë nga Melania Trump.

FOTO GALERI
4/4
Statuja e djegur është aktualisht në ekspozim në qytetin slloven të Kroper.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA