Në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon ishte e ftuar këngëtarja Ertila Koka.
Këngëtarja prej vitesh jeton në Itali dhe atje është angazhuar me koncerte të shumta muzikore. Në një festë Krishtlindjeje, Ertila është ndeshur me një incident. Fillimisht, thotë ajo, një vajzë teksa ishte duke kërcyer ia shkel me këmbë fustanin dhe këngëtarja për pak sa nuk u rrëzua dhe rrezikoi të thyente dhëmbët. Por, po atë ditë, të ftuarit hodhën karafila në ajër, e një nga ato, ra në fytyrën e këngëtares dhe kjo e fundit u dëmtua shumë në pjesën e hundës.
“Mua më kanë ndodhur shumë, por kam qenë për Krishtlindje para dy vitesh. Ata kanë një traditë dhe kërcejnë kur ti këndon, një vajzë më kap te fustani dhe desh m’u thyen dhëmbët. Ata hedhin dhe karafila dhe teksa i hodhën karafilat njëra më ra në hundë dhe më vrau shumë”, u shpreh këngëtarja.
Top Channel