24/05 15:52
Komisioni i Disiplinës i LFP (Liga e Futbollit Profesional), i mbledhur këtë të martë, ka dhënë verdiktet për rastin e sfidës PSG-Olimpique Marseille 0-1, ku në fund të takimit pati përplasje masive mes futbollistëve të të dyja skuadrave.
Komisioni ka vendosur të pezullojë gjashtë ndeshje futbollistin e parizienëve Kurzawa, tri ndeshje Amavi (OM), dy ndeshje (një të pezulluar) Neymar dhe Paredes dhe një ndeshje Benedetto (OM).
Çështja “Alvaro” (Neymar e akuzoi për racizëm) është nën hetim, ndërsa Di Maria do të thirret për të dëshmuar të mërkurën e ardhshme (akuzohet se ka pështyrë Alvaro Gonzalezin).
Top Channel