Kanosi të miturin që të vidhte para në minimarket, arrestohet 47-vjeçari

15/09/2020 10:40

Një 47-vjeçar është arrestuar në Kukës diten e sotme pasi ka kanosur një të mitur që të vjedhë minimarketin.

I arrestuari Y. A. me banim në Kukës, kanosi të miturin 14-vjeçar J.M., i cili arriti të vidhte një sasi lekësh në një minimarket në qytetin verior. I mituri është vënë nën hetim në gjendje të lirë.

Sipas policisë, materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprat penale “Shtytja e të miturve në krim”, “Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale”, ” Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Vjedhja””, shkruhet në njoftimin e policisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA