Një ngjarje e rëndë është shënuar në Melbourne të Australisë.

Një burrë nën ndikimin e lëndëve narkotike ka tentuar të rrëmbejë nga duart e një burri, fëmijën e tij 2-vjeçar. 41-vjeçari Michael Paul Rawson, sapo ishte liruar nga burgu, pasi ishte dënuar për posedim të lëndëve narkotike.

Në momentin e parë që doli, ai pa në rrugë një baba që kishte dalë në shëtitje me djalin e qenin e tyre. Në mënyrë të papritur, 41-vjeçari drejtohet me shpejtësi në drejtim të babë e birë e tenton me dhunë që të rrëmbej fëmijën.

Kur u ndesh me kundërshtinë e babait, Rawson filloi të bëhej i dhunshëm dhe të grushtojë atë para syve të të birit. Fatmirësisht atë e neutralizojnë kalimtarët e rastit dhe e mbajnë nën kontroll.

Raportohet se 41-vjeçari Rawson është arrestuar nga policia dhe tashmë pritet që të dalë para trupës gjykuese.

FOTO GALERI
6/8

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA