Partneri këngëtar, e partnerja modele, deri këtu gjithçka duket normale, për këtë çift e bën të veçantë përmasat e tyre.

Modelja Eudoxie Yao ka përmasa tepër të mëdha, ndërsa këngëtari nga Guinea Grand P, është mjaft shtatshkurtër. Megjithëse marrëdhënia e tyre është komentuar shumë, modelja, e njohur ndryshe si “Kim Kardashian afrikane” ka deklaruar se diferenca në gjatësinë e trupit është e pa rëndësishme.

Por ndjekësit në rrjete sociale aludojnë se marrëdhënia e tyre është e rremë dhe e gjitha po bëhet për të akumuluar famë më tepër. Në lidhje me këto zëra ka reaguar vetë Eudoxie, e cila në “Instagramin” e saj ka shkruar:

“Jemi të lumtur së bashku dhe kjo është gjëja më e rëndësishme. Faleminderit të gjithëve për mbështetjen. Fiziku nuk nënkupton asgjë në një lidhje dashurie”…

FOTO GALERI
4/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA