Komenti i një përdoruesi në rrjete sociale ndaj Anës së “Përputhen”, nxiti dhe reagimin e analistit të emisionit, Arjan Konomit. Analisti foli me tone të ashpra ndaj komentuesit duke e etiketuar me fjalët, “idiot dhe injorant”.
Irritimi i tij vazhdoi më tej dhe ftoi personat që bëjnë të tilla komente, të dalin përpara pasqyrës dhe të shikojnë veten e tyre. Ai tha se vajzat në moshën e tyre kanë nevojë për kurajo dhe jo për komente të tilla demoralizuese.
Gjithashtu, për të mbrojtur Anën, e cila u përlot nga situata e krijuar, Arjani bëri thirrje që të sharat e ofendimet, të drejtohen nga ai dhe jo nga konkurrentët.
“Nëse ka idiot, idiote, injorant, injorante që bëjnë komente të tilla, i ftoj të mos i bëjnë. Mos bëni komente për vajza të tilla, jepini kurajë se nuk ju kushton asgjë. Përpara se të bëni këto ofendime, shikoni veten në pasqyrë, sa të shëmtuar të jeni aq më shumë do të përmbaheni. Ç’është kjo vrer, mllef, por edhe gjerat e tjera që do të ndodhin këtu nuk duhet të përfundojnë në komente të tilla. Mund të mos pëlqehemi, por jo të ofendohemi. Më shani mua dhe Borën, por jo këto vajza që janë në fillimin e karrierës së tyre”, u shpreh ndër të tjera Ajrani.
Top Channel