Kryeministri Edi Rama i besoi Sandër Lleshajt postin e ministrit pas largimit të Fatmir Xhjafajt.
Deri atë kohë Lleshaj ishte këshilltar për çështjet e sigurisë pranë kabinetit të kryeministrit.
Megjithëse mori vlerësimin e Ramës për menaxhimin e protestave 6 mujore të opozitës vitin e shkuar, burime nga qeveria flasin për një ftohje të marrëdhënieve mes kryeministrit dhe Sandër Lleshajt muajt e fundit.
Askush nuk e pohon arsyen e pakënaqësisë të kreut të qeverisë, që detyroi Ramën ti çojë sinjalin se për ish gjeneralin, drejtimi ministrisë së brendshme tashmë ishte kapitull i mbyllur.
Pas Besha Shahinit ministre e arsimit Sandër Llleshaj është ministri i dytë që pran publikisht largimin.
Largimi Shahinit dhe Lleshajt është vetëm prologu nisjes së një riformatimi nga Rama të kabinetit qeverisës.
Top Channel