Një oficer i bardhë policie në SHBA është pezulluar nga detyra pasi kishte kapur nga gryka për ta mëshuar pas murit një adoleshent afro-amerikan të arrestuar.
Oficeri Neil Pizzo u regjistrua teksa qëllonte me shuplakë 17 vjeçarin Terrance Devon Reed dhe e përplaste përtokë atë sepse ‘erdhi me një shikim në sy’. Djali u dërgua në spital pasi Pizzo ishte regjistruar duke e rrëzuar përtokë në qendrën e shkelësve nën moshë në Sarasota. Pamjet tregonin gjithashtu se oficeri kishte mbajtur Terrance përtokë nga gryka për afro një minutë dhe në dukje po e mbyste.
Zhvillimi vjen në një kohë tensionesh të larta racore pas vdekjes së George Floyd në dorë të policisë së SHBA, i cili ishte regjistruar të thoshte ‘nuk marr dot frymë’ teksa një polic i bardhë i mëshonte me gju prapa zverkut.
Në regjistrim shihet Pizzo që afrohet shpejt te Terrance, e përplas pas muri dhe e qëllon me shuplaka. Terrance ishte arrestuar për mungesë respekti ndaj gjykatës, shkelje të lirisë me kusht dhe shitje drogash.
Top Channel