I fiksuar pas Kejvinës, kush është futbollisti që nuk lë foto pa komentuar

08/09/2020 17:31

Modelja e njohur Kejvina Kthella shpesh tërheq vëmendjen, kjo falë formave trupore që ka.

Ajo ndiqet nga një numër i madh njerëzish në rrjetet sociale, ndërsa herë pas here ndanë edhe foto “hot” me ndjekësit e saj.

Së fundmi, ish-velina ka postuar disa foto dhe video ku si gjithmonë duket joshëse dhe e kuruar deri në detaj dhe sigurisht që ka marrë një “feedback” shumë pozitiv nga fansat.

Mirëpo është vënë re që Velina ka një ‘fans’ të zjarrtë që nuk lë foto pa i komentuar. Bëhet fjalë për për 40-vjeçarin Mohammadou Idrissou, i cili ka luajtur me ekipe të njohur te kampionati gjerman si Hannover, Freiburg, Frankfurt, Borussia.

Pothuajse në çdo postim futbollisti i ka dërguar modeles “emoji” me zemra, duke na lënë të kujtojmë se është i fiksuar pas saj, por modelja në as një koment nuk i ka kthyer përgjigje.

FOTO GALERI
2/28

Top Channel