Arrihet marrëveshja për mos mbylljen TikTok në SHBA, akordi mund të nënshkruhen të enjten nga Trump dhe Xi Jinping
Një gazetare australiane me origjinë kineze është ndaluar prej disa javësh në Kinë për rrezikim të sigurisë kombëtare, tha sot Pekini.
Cheng Lei, prezantuese e rrjetit China Global Television Network (CGTN) në gjuhën angleze është ndaluar nga Pekini për “aktivitet kriminal që rrezikon sigurinë kombëtare të Kinës”.
Gazetarja e rrjetit australian pro-perëndimor të fokusuar mbi Kinën, është ndaluar që prej 14 gushtit. Zhvillimi erdhi pasi dy gazetarët e fundit të rrjetit aistralian që punonin në Kinë u kthyen në Sidney.
Marrëdhëniet mes Australisë e Kinës janë përkeqësuar muajt e fundit, sidomos pasi Canberra zyrtare mbështeti propozimin e SHBA për hetim të origjinës kineze të pandemisë së koronavirusit.
Gazetarja australiane e bazuar në Pekin u zhduk nga televizioni endërpreu kontaktet me miqtë para një muaji dhe autoritetet thanë se po mbahej në ‘mbikqyrje rezidenciale’ në një vendndodhje të panjoftuar.
Asokohe nuk u përmendën motive por tani zëdhënësi i ministrisë së jashtme tha se është ndaluar për arsye të sigurisë kombëtare.
Top Channel