Entela po bë gati djalin e saj Selimin për në klasë të katërt, por në prag të nisjes së vitit të ri shkollor ka shumë pikëpyetje për organizimin e ditës së saj, duke qenë se klasa e djalit do të ndahet në grupe dhe orët mësimore do të shkurtohen.

“Më ka vdekur burri dhe nuk di si do ia dal e vetme. Orët janë shkurtuar dhe ose do lë punën ose do shkëputem. por pa shkollë nuk do e lë”.

Një vit shkollor i pazakontë i ndikuar nga situata e pandemisë se koronavirusit do të përballë me shumë sfida nxënësit , mësuesit si dhe prindërit. Përvec mbajtjes së maskës dhe distancës fizike 1.5 larg njëri tjetrit, e ndalimit të ushqimit në klasë; shqetësimi kryesor i tyre është sa do të mjaftojë orari i shkurtuar në 30 minuta për të shpjeguar temat mësimore.

“Planet mësimore bazohen në një program detyrues nga Agjencia e sigurimit të cilësisë së arsimit parauniversitar dhe do të jetë unik për shkollat. Po prindërit nesër do na ngrenë shqetësimin pse mësuesit po shpjegojnë tema që sjanë në libra? Pra mësuesi do të mbi ngarkohet ndaj duhet menduar rritja e pagave”.

Alma lama, mësuesja e kimisë në shkollën Marie Logoreci e në të njëjtën kohë sindikaliste ngre problematikën e mungesës së transparencës nga ana e Ministrisë së arsimit si dhe frikën e menaxhimit të të infektuarve në institucionet arsimore.

“Është e paqartë ende . Por mua më shqetëson se nuk ka transparencë. Ca do ndodh nëse infektohen 10 mësues? Kush do i zëvendësojë?”.

Kristi Gongo

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA