Gruaja përdhunohet e grabitet teksa bënte banjë në plazhin nudist spanjoll

07/09/2020 19:00

Policia në Spanjë thanë se ishin në ndjekje të një burri me pamje “afrikano-veriore” rreth 30-vjeç i cili kishte përdhunuar një grua rreth 50 vjeçare në një plazh të veçuar në rezortin Mazarron në juglindje të Spanjës.

Sipas pretendimeve, pas sulmit ndaj gruas ai kishte vjedhur celularin dhe çantën e saj.

Më pas një çift i kishin ardhur në ndihmë kur kishte dhënë alarmin.

Incidentin ka ndodhur në mesditën e 29 gushtit, por është bërë publik vetëm së fundmi nga autoritetet.

Çifti që ndihmoi gruan tha për mediat vendase: “Kur ne zbritëm nga faqja e kodrës pamë një burrë e një grua në rërë. Teksa ecnim drejt plazhit dëgjuan atë që qante dhe ulëriste nga dëshpërimi. Gruaja tha ‘më përdhunuan’. Burri ishte rreth 30 vjeç dhe kishte veshur kapele, pantallona të shkurtra dhe një bluzë kafe”.

Gruaja tha më vonë se kishte shkuar në plazh për të bërë banjë dhe sulmuesi iu afrua kur ajo ishte atje. Ai e kishte shtyre në një zonë ku kishte gura dhe e kishte përdhunuar. Pas ekzaminimeve në spital gruaja rezultoi se kishte pësuar disa plagë.

Cala Desnuda është një shpellë piktoreske në plazhin e Bolnuevo dhe mund të arrihet në këmbë ose nga vija bregdetare. Vendi frekuentohet shpesh nga nudistët apo pushuesit e huaj.

FOTO GALERI
3/3
Vendi i ngjarjes frekuentohet shpesh nga nudistët apo pushuesit e huaj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA