Armine Harutyunyan lindi në 1997, në kryeqytetin e Armenisë dhe nuk e kishte menduar kurrë që do të bëhej modele.

Ajo dëshironte të ecte në hapat e gjyshit të saj, një piktor i njohur.

Nisur nga kjo ajo nisi studimet për Graphic Design në Yerevan State Institute of Fine Arts and Theatre.

Në 2019 erdhën ndryshimet e papritura në jetën e saj, ku gjatë një udhëtimi në Berlin u pa nga një kërkues talentesh dhe pak muaj më vonë mori një telefonatë nga shtëpia e modës Gucci.

Gucci ishte shumë entuziast dhe e kërkoi me patjetër Arminë që të modelonte për koleksionin pranverë verë 2020.

Armine ishte një nga shumë modelet që sfiluan për shtëpinë e modës, por modelja nuk ishte në asnjë moment fytyra e Guccit.

Përse Armine s’  është fytyra e re e Guccit?

Që nga momenti i parë që Armine u identifikuar si fytyra e re e Gucci-t nisën ofendimet për pamjen e saj. Shumë të tjerë njollosën emrin e Gucci pasi panë pamjen e modeles, duke nënvizuar se kjo ishte vetëm një mënyrë nga ana e kompanisë së modës për të bërë marketing dhe për të tërhequr vëmendjen e njerëzve me pamjen e vajzës.

Theksohet qe per momentin modelja nuk ka kontrat me Guccin, aq më pak të jetë imazhi i shtëpisë së modës.

FOTO GALERI
3/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA