Serbia dhe Pakistani janë në mesin e katër vendeve të reja që kanë pranuar të zhvillojnë testime në shkallë të gjerë të vaksinës së prodhuar nga China National Biotec Group (CNBG) dhe Sinovac Biotech Ltd, në një kohë kur Kina po i shton përpjekjet për të avancuar në garën globale të prodhimit të vaksinave kundër koronavirusit.
Serbia do të testojë dy vaksina të prodhuara njësitë e CNBG-së në Wuhan dhe Pekin, ndërsa Pakistani do të testojë kandidatin e njësisë së Pekinit. Faza e tretë e testimit të vaksinës kineze pritet të përfshijë 50 mijë vetë në gati 10 shtete të botës. Testimet e saj kanë nisur tashmë në Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahrein, Peru, Marok, Argjentinë dhe Jordani.
Zëvendëspresidenti i CNBG , Zhang Yuntao pretendon se një sërë vendesh kanë shprehur interes për të porositur një sasi të kombinuar prej 500 milionë dozash të vaksinave të tij. Zhang shton se grupi mund të jetë në gjendje të prodhojë 300 milionë doza vaksina në vit sapo të përmirësojë teknikat e prodhimit, dhe po punon mbi një plan për ta rritur kapacitetin e vet vjetor në 1 miliardë doza.
Top Channel