FIER- Latif Gurguri, Mikel Hyka, Klodian Thomaj, Arben Shehaj janë katër personat që do duhet të deklarojnë pasurinë e tyre për shkak se OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin.
Konkretisht : Latif Gurguri banues në Fier, i dënuar në Zvicër për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”; Mikel Hyka banues në Fier, i dënuar në Itali për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”; Klodian Thomaj banues në Lushnjë, i dënuar në Itali për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”; Arben Shehaj banues në Lushnjë, i dënuar në Itali për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”.
Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.
OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.
OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.
Top Channel