30 ditë pas shpërthimit në Bejrut/ Zhurma nën rrënoja, ekipi i shpëtimit i rikthehet kërkimeve

04/09/2020 14:38

Një muaj pas shpërthimit shkatërrimtar në Bejrut, ekipet e shpëtimit i janë rikthyer kërkimit nën rrënoja pas raporteve se aty mund të ketë një person ende të gjallë. Me vete kishin pajisje të posaçme me sensorë pasi u tha se në zonën e Mar Mikhael janë diktuar rrahje zemre.

Kërkimet u pezulluan gjatë natën, por vullnetarët kishin vazhduar të gërmonin me duar, thotë BBC. Më shumë se 200 persona vdiqën kur 2,750 tonë nitrat amoni shpërthyen duke shkatërruar një zonë të tërë e duke lënë rreth 300.000 persona të pastrehë. Fakti që një sasi e tillë substancash të rrezikshme mbahej në një depo në kushte krejtësisht të pasigurta në portin e qytetit.

Depoja ndodhej shumë pranë zonave rezidenciale. Pak pas kësaj, qeveria libaneze dha dorëheqjen pasi nuk arriti të qetësonte protestuesit, që u përleshën me policinë për disa netë rresht. Ndërkohë të enjten, po pranë portit në Bejrut u gjetën katër kontenierë që përmbanin 4.3 tonë nitrat amoni.

FOTO GALERI
2/9

Top Channel