Tensione mes policisë dhe naftëtarëve para rafinerisë në Ballsh, kërkojnë 22 pagat e munguara dhe nënshkrimin e kontratave

03/09/2020 12:06

Naftëtarët e Rafinerisë së Ballshit janë ngritur në protestë paraditen e sotme. Ata kërkojnë 22 pagat e munguara si dhe nënshkrimin e kontratës e rifillimin e punës në Uzinë.

Ata thonë se rafineria është pronë e tyre dhe në rast se nuk plotësohen kërkesat do të tërheqin librezat e punës.

Ndërkohë në disa momente ka pasur edhe tensione mes protestuesve dhe policisë. Protestuesit kanë tentuar të hyjnë brenda rafinerisë, por janë kundërshtuar nga forcat e rendit duke krijuar një përplasje mes tyre.

FOTO GALERI
2/19

Top Channel