27/11 21:47
Të infektuar me koronavirusin e ri kanë rezultuar së fundmi dhe bijtë e Silvio Berlusconi, Barbara e Luigi, si dhe gruaja e tij, deputete e partisë Forza Italia, Marta Fascina.
Ish-kryeministri i infektuar, ishte takuar më 12 gusht me Flavio Briatore në rezortin e tij në Sardegna, që u shpall epiqendër e re e përhapjes së infeksionit. Berlusconi tha se do të vazhdojë të punojë i izoluar nga rezidenca e tij në Arcore në Lombardi.
«Do të jem prezent në fushatën elektorale me intervista televizive dhe në gazeta sipas kufizimeve që më imponohen nga infektimi me koronavirus. Për fat të keq më ndodhi dhe mua por do të vazhdoj betejën”, tha ai në një lidhje direkte.
Top Channel