31 vjetori e gjeti Bebe Rexhën duke prezantuar çmimin “Videoklipi i vitit” në Ceremoninë e MTV “Video Music Awards”, që u zhvillua këtë të dielë në Nju Jork.
Për këtë arsye, këngëtarja shqiptare nuk ndau asnjë moment nga festimet për ditëlindjen e saj me fansat.
Megjithatë, duket se Bebe nuk ka mbetur pa organizuar një festë private.
Ylli i “In The Name Of Love” ka publikuar të mërkurën në llogarinë e saj në Instagram fotot e para nga ditëlindja.
Bebe shfaqet me një fustan të shkurtër tepër elegant e me flokët gërshet duke festuar me njerëz të afërt.
Në njërën nga fotot e postuara, ajo ka pozuar me bikini e tullumbace në pishinë.
“Ditëlindja ime ishte e këndshme. Faleminderit shumë për të gjithë dashurinë. Ju dua!” shkruan këngëtarja në postim.
Top Channel