LIVE/ Situatë kritike në disa fshatra të Fierit, zjarri avancon drejt Levanit. Digjen tre shtëpi dhe një magazinë, rrezikohet edhe një biznes Policia bën me dije se aksidenti ka ndodhur rreth orës 06:05, te mëngjesit te sotëm, në autostradën Tiranë-Durrës.
Në njoftimin e policisë thuhet se mjeti me drejtues Xh.S, ka aksidentuar mjetin me drejtues shtetasin E.M., i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë.
Si pasojë e këtij aksidenti janë krijuar radhë të gjata automjetesh në autostradën Tiranë-Durrës. Policia po devijon mjetet në një rrugë dytësore për të liruar trafikun e rënduar.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 03.09.2020, rreth orës 06:05, në autostradën Tiranë-Durrës, mjeti me drejtues Xh.S, ka aksidentuar mjetin me drejtues shtetasin E.M., i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë.
Drejtuesi i mjetit u shoqërua në Komisariatin e Policisë Nr.6, për veprime të metejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Top Channel