Lezhë/ Makina përplaset me barrierën mbrojtëse, shpëton për mrekulli shoferi

02/09/2020 21:41

Një aksident ka ndodhur në hyrje të qytetit të Lezhës.

Një automjet është përplasur me barrierën anësore të rrugës si pasojë e humbjes së kontrollit.

Si pasojë ka mbetur i dëmtuar drejtuesi i mjetit i cili po merr ndihmë mjekësore në spitalin rajonal të Lezhës.

Policia ndërkohë ndodhet në vendin e ngjarjes.

FOTO GALERI
2/4

Top Channel