23/11 11:16
Një burrë në Australi është shokuar pasi kur u kthye në shtëpi gjeti dy gjarpërinj të rënë nga çatia e shtëpisë së tij në Queensland.
David Tate gjeti njërin nga gjarpërinjtë në dhomën e tij të gjumit, ndërsa tjetrin në dhomën e ndenjes. Gjarpërinjë peshonin 22 kilogramë.
Steve Brown, i cili merret me kapjen e gjarpërinjve tha se dy pitonët kishin “madhësi të jashtëzakonshme”. Sipas tij dy meshkujt kanë qenë duke luftuar për femrën, e cila akoma nuk është kapur. Kjo dhe pesha e tyre e madhe ka shkaktuar rënien nga çatia.] Pitonët kishin gjatësi 2.8 dhe 2.5 metra.
Top Channel