Rreth 50 refugjatë kryesisht afrikanë që synonin kalimin në Itali janë kapur nga policia kufitare e Durrësit.
Ata janë gjetur në Kepin e Rodonit nga disa turistë kosovarë siç Top Channel raportoi më herët dhe janë të gjithë të rinj.
Mes tyre raportohet të ketë dhe të mitur. Klandestinët kanë udhëtuar nga Tirana në një zonë mes Lezhës e Kurbinit për t’u dërguar në Kepin e Rodonit ku dhe janë zbuluar. Ata ishin afruar në bregdet për të përgatitur largimin e tyre drejt Italisë.
Në vendngjarje është edhe shefi i policisë kufitare dhe nëndrejtori i Drejtorisë së Policisë se Kufirit dhe Migracionit që po hetojnë për të identifikuar personat e përfshirë në trafikimin e qenieve njerëzore mbetur në tentativë.
Të rinj nga Lindja e Mesme dhe vende të Afrikës në përpjekje për një jetë më të mirë po e përdorin Shqipërinë si trampolinë për të udhëtuar drejt BE-së.
Top Channel