Këto janë momentet tragjike kur një burrë është ekzekutuar nga vrasës në motoçikletë teksa rrinte ulur në karrigen e berberit në Kolumbi.
Incidenti i frikshëm ndodhi në zonën Medellín të qytetit Girardot, ku sulmuesit hynë në biznes dhe qëlluan Carlos Andrés Carmona disa herë në kokë.
Në pamjet e kamerave të sigurisë shihet që berberi sapo po aplikonte kremin në fytyrën e 27 vjeçarit, por vrasësit hyjnë në dyqan dhe pa i thënë asnjë fjalë nisin të qëllojnë.
Më pas ata largohen në motoçikletë ndërsa dhe berberi del i shokuar nga dyqani i tij duke mbajtur duart në kokë.
Autoritetet nuk kanë përmendur motiv në vrasjen e Carmona por Girardot ka qenë dhe më parë skenë incidentesh kriminale prej luftës mes bandave rivale.
Top Channel