Turistja goditet për vdekje nga barka e shpejtë, teksa notonte në Korfuz

31/08/2020 18:24

Një turiste britanike është vrarë pasi u godit nga helika e një barke shpejtësie në Korfuz teksa notonte në breg të detit.

Barka që vrau turisten 60-vjeçare raportohet se u largua nga skena e aksidentit. Gruaja u gjet pa ndjenja dhe e gjakosur me plagë të rëndë në të dy këmbët.
Roja bregdetare erdhi me shpejtësi por nuk arritën ta shpëtonin, teksa trupi i saj ishte nxjerrë nga plazhistë të tjerë në plazhin Avalaki.

Mediat lokale thanë se barka u largua nga vendngjarja dhe autoritetet po hetojnë vdekjen, edhe pse asokohe në zonë kishte shumë barka të shpejta.
Greqia ka aktualisht një korridor turistik udhëtimi me Britaninë pa përfshirë kufizime karantine.

FOTO GALERI
2/3
Barka që vrau turisten raportohet se u largua nga skena e aksidentit

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA