“Pranova foton sepse më erdhi keq”/ Meloni reagon ashpër pas deklaratës së Trump: Jam e shokuar, unë dhe Italia nuk lutemi kurrë 19/06 13:20
Një nga mjekët më të njohur të Indisë, Si Padvamati, ka vdekur në Delhi në moshën 103-vjeç, pasi u pranua në spital me koronavirus 11 ditë më parë, sipas Times of India.
Ajo ishte kardiologia e parë femër e vendit dhe themeloi Institutin Kombëtar të Zemrës (NHI) në 1981. Padvamati ishte e njohur si ‘Kumbara e Kardiologjisë’, sipas kreut të NHI.
Ajo vazhdoi të punonte deri në fund të viteve ’90, duke dalë në pension në 2015 dhe ishte në gjendje të mirë shëndetësore derisa kontraktoi COVID-19.
Kolegët e saj kanë nderuar në mediat sociale “personalitetin e saj të mahnitshëm” dhe kanë theksuar arritjet e saj të shumta.
Top Channel