Pamje të tmerrshme janë publikuar së fundmi të një vajze 3-vjeçare që lëshohej në ajër në drejtime të ndryshme, pasi u bllokua në bishtin e balonës së saj.
E vogla cuditërisht shpëtoi e palënduar edhe pse u katapultua rreth 30 metra lart në ajër, në qytetin bregdetar të Nanlioao në Taivan.
Në pamje prindërit e saj të tmerruar ulërinin nga pafuqia për të ndaluar atë që po ndodhte, teksa e vogla ishte bllokuar në bishtin gjigand të balonës.
Në pamje shihet më pas që drejtimi i erës ndryshon dhe e vogla bie në duart e turmës që e priste. Më pas dhjetra prindër e fëmijë shihet që u mblodhën rreth saj për të kontrolluar nëse ishte mirë.
Incidenti ndodhi në festivalin e përvitshëm të balonave në qytetin bregdetar, i cili u pezullua menjëherë teksa zyrtarët premtuan rishikim të rregullave të sigurisë.
Në eventin e famshëm grupe ndërkombëtare vijnë për të performuar me balonat e tyre që nganjëherë janë të stërmëdha, dhe në forma super-heronjsh apo të personazheve të serialeve të njohur.
Top Channel