“A jeni gati që t’jua hedhë përsëri?”/ Michael Moore: Trump mund të përsërisë fitoren e 2016-ës!

30/08/2020 11:54

Regjisori i famshëm i filmave dokumentarë, Michael Moore paralajmëroi se Donald Trump po fiton ndjeshëm terren në disa shtete kyçe, përpara zgjedhjeve presidenciale, aq sa duket se është në rrugën e përsëritjes se fitores së vitit 2016.

“Më vjen keq që më duhet t’ju përball përsëri me realitetin,” tha Moore, i cili ishte një nga të paktët vëzhguesve politikë që parashikoi triumfin e republikanit ndaj Hillary Klintonit katër vjet më parë.

“A jeni gati për një fitore të Trump-it? A jeni mendërisht të përgatitur që ai t’jua hedhë përsëri? A ndiheni rehat te bindja juaj se nuk ka asnjë mundësi që Trump të fitojë?” , ka shkruar Moore në rrjetet sociale.

Ai identifikoi shtete të rëndësishme si Minnesota apo Michigani si vende ku mbështetja për shefin e Shtëpisë së Bardhë po rritet, e ku ai garon kokë më kokë me rivalin demokrat Joe Biden, në mos edhe është në avantazh.

“Biden sapo njoftoi se do të vizitojë një sërë shtetesh, por jo Michigan-in. Ju thotë gjë kjo”, vazhdonte postimi i regjisorit, i cili me sa duket risillte në kujtesë gabimin e Klintonit gjatë garës presidenciale të 2016-tës, e cila shmangu ndalesat në disa shtete qe me vone votuan per Trumpin.

“Unë po ju paralajmëroj gati 10 javë përpara. Niveli i entuziazmit në bazën e Trumpit ka prekur majat. Për Joe, jo dhe aq”, shkruan më tej Moore.

Sondazhi më i fundit i opinionit tregon se epërsia e Bidenit ndaj Trumpit është tkurrur me 6 pikë këtë javë pas Konventës Kombëtare Republikane, diferenca më e ulët në anketime kjo prej dy muajsh.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA