FOTOT/ U torturua për vdekje nga nazistët, historia e panjohur e spiunes myslimane

29/08/2020 17:37

Britania ka nderuar me “Pllakën blu”, një agjente sekrete myslimane, e cila u ekzekutua nga nazistët. Noor Inayat Khan, me origjinë indiane dhe amerikane, shërbeu në Ekzekutivin e Operacioneve Speciale (SOE), i cili u krijua nga Winston Churchill në 1940.

Ajo u dërgua në Parisin e pushtuar nga nazistët në 1943 dhe për tre muaj drejtoi një rrjet spiunazhi, me disa bashkëpunëtor. E njohur me pseudonimin ‘Madeleine’, ajo u arrestua pas tre muajsh nga Gestapo, pasi u tradhtua nga një prej bashkëpunëtorëve.
Pavarësisht kësaj, Noor arriti të arratiset nga burgu. Por, pas disa javësh u arrestua prapë dhe për 10 muaj është mbajtur në burgjet e Gestapos, ku është torturuar nga gjermanët, për t;u treguar asaj detajet e operacionit të vet dhe emrat e bashkëpunëtorëve.

Por Noor nuk tregoi asgjë, madje as emrin e vërtetë të saj, dhe për këtë arsye, nazistët e vranë. Ajo ishte 30 vjeç kur u ekzekutua. Shrabani Basu, biografografi i Khan, i cili zbulon pllakën, tha:

“Kur Noor Inayat Khan u largua nga kjo shtëpi, në misionin e saj të fundit, ajo kurrë nuk do ta kishte ëndërruar që një ditë të bëhej simbol i trimërisë.

Kur vendi i saj adoptues kishte nevojë për të, ajo pa mëdyshje dha jetën e saj në luftën kundër fashizmit.” Noor konsiderohet “heroina e parë myslimane, e luftës së Britanisë në Europë”.

FOTO GALERI
7/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA