“Lëri dërdëllitjet prej rrugaçi Edi Rama”/ Kufiri detar me Greqinë, Basha: Historitë me sapun ruaji se do të duhen më vonë

28/08/2020 16:11

Nuk ka vonuar kundërpërgjigjja e kryetarit të PD-së, Lulzim Basha, pas reagimit të kryeministrit Edi Rama sa i takon deklaratës së PD-së me tone të forta kritike ndaj qeverisë, lidhur me çështjen e kufirit detar me Greqinë.

Në një postim në Twitter, Basha shkruan:

“Lëri dërdëllitjet prej rrugaçi Edi Rama. Bëj transparencë çfarë po ndodh me negociatat për detin. Historitë me sapun ruaji se do të duhen më vonë…”

Pak minuta më parë, Rama shkroi:

“Hapu det se vajmedet ka dalë të të mbrojë Lulzimi me PD! Të qash për ata që vazhdojnë e hanë për djathë sapunin e PD-së apo të qeshësh me këtë Artist që s’e ka shokun për të bërë sikur? Je i madh Lul, sinqerisht, shyqyr s’u more me shitje djathi se do kishim mbetur pa copën e sapunit!”

“Je i madh Lul, sinqerisht”/ Kufiri detar me Greqinë, Rama: Hapu det se vajmedet ka dalë të të mbrojë Lulzimi me PD-në

Top Channel