Në kontinentin e Afrikës është rritur në 1.225.249 numri i rasteve me koronavirusin e ri (COVID-19).

Sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon informacionet më të fundit mbi pandeminë, në gjithë kontinentin në 24 orët e fundit janë shënuar 8.685 raste të reja me COVID-19, duke e rritur në 1.225.249 numrin e rasteve, ndërsa me 254 vdekjet e reja, numri i viktimave arrin në 28.910.

Numri më i lartë i viktimave nga COVID-19 në kontinent është regjistruar në Afrikën e Jugut me 13.628, ndërsa në Egjipt janë regjistruar 5.342 dhe në Algjeri 1.475 vdekje.

Në Mauritius nuk ka mbetur më asnjë rast aktiv me COVID-19, ndërsa në Sejshelle dhe Eritre nuk janë raportuar vdekje deri më tani.

Vendet me numrin më të madh të rasteve në kontinent janë Afrika e Jugut me 618.286 raste, Egjipti me 98.062 dhe Maroku me 57.085 raste.

Ndërkohë, numri i të shëruarve në Afrikë është 957.854.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA