Kapiteni i Manchester United, Harry Maguire nisi mbrëmjen e tij në vilën që merrte me qira 30 000 euro në javë dhe e përfundoi në qelinë e burgut grek me akuza sulmi ndaj policisë, tentativës së ryshfetit dhe pretendimet se “dy shqiptarë” ishin armatosur me shiringa me drogë.
Maguire i mohon akuzat ndaj tij, të vëllait 28 vjeçar Joe, dhe mikut të familjes Christopher Sharman, duke thënë se dy shqiptarë misteriozë i injektuan motrës së tij Daisy një substancë droge.
Grupi i Maguire kishte vizituar disa nga baret ekskluzive bregdetare ku kamerieret vishen me të brendshme dhe një shishe Jack Daniels shitet për 250 euro.
Gazetarët e Daily Mail u përpoqën të gjenin dhe shqiptarët e mistershëm që Maguire pretendon se sulmuan motrën e tij, por pa sukses.
Sipas raportimeve Maguire dhe grupi i tij erdhën në barin Sant Anna Beach Club pesë minuta larg vilës së tyre, i frekuentuar nga më të pasurit dhe ekstravagantët e vendit.
Maguire me miqtë e tij si futbollisti i Chelsea Ross Barkley, personazhi televiziv anglez Chris Hughes dhe lojtari i snooker Judd Trump, konsumuan një faturë në bar prej 70 000 euro.
Pronari Dimitris Christoforidis tha për MailOnline: ‘Harry Maguire dhe miqtë e tij futbollistë anglezë ishin këtu javën e kaluar dhe u sollën shumë mirë.
Për sa u përket shqiptarëve, Daily Mail shkruan se hasi vetëm në një shqiptar, 11-vjeçarin Armando i cili po shiste disa sende jashtë klubit dhe tha se familja e tij vinte nga Tirana.
‘Nëse më jepni pesë euro, mund t’ju them më shumë,’ shtoi ai.
Top Channel