![](https://top-channel.tv/wp-content/uploads/2024/06/gettyimages-2158609281_sd-800x450.jpg)
26/06 11:36
Rritja e rasteve të reja me koronavirus në Melbourne të Australisë solli sërish frikën tek autoritetet për mundësinë e përhapjes në përmasa të mëdha të pandemisë dhe për këtë arsye ata nxorën një urdhër për një tjetër izolim që kësaj radhe do të zgjasë 3 javë.
I konsideruar si epiqendra e pandemisë, Melburne ka të aplikuara masa shumë të forta që parashikojnë ndalim të qarkullimit në orare të caktuara, mbylljen e shkollave, numër të kufizuar personash nga një familje për të bërë pazar dhe ndalimin e grumbullimeve.
Në galerinë e mëposhtme mund të shihet qartë impakti që ka shkaktuar kjo pandemi në një nga qytetet më të mëdha të Australisë.
Top Channel