“Rusia e gatshme të mbajë bisedime për fundin e luftës me Ukrainën”, këshilltari i Putin pas takimit të liderit rus me Witkoff: Mund të mbahen në nëntor
Urragani i fuqishëm Laura ka mbërritur sot në SHBA dhe ka shkatërruar zona të tëra nga Louisiana deri në lindjen e largët të Texas. tre vetë humbën jetën teksa erërat shkulnin çatitë dhe ndërprenë rrymën elektrike në dhjetra-mijëra shtëpi.
Laura preku tokën e SHBA sot në orën lokale 13.00 me erëra deri në 150 milje në orë, dhe mbushi me mbetje shkatërrimi qytetin Lake Charles në Louisiana.
Guvernatori John Bel Edwards nxiti rezidentët të gjenin strehim dhe të prisnin autoritetet për udhëzime. Disa zjarre u shkaktuan nga shkatërrimi ndërsa zjarrfikësit po përpiqeshin të riparonin gjithashtu një rrjedhje klorine në një impjant prodhues.
Në disa qytete pemët ishin shkulur nga rrënjët, së bashku me shtyllat e tabelat e sinjalistikës. Në galerinë e mëposhtme jeten detaje të pasojave
Top Channel