Përmbytjet lënë të paktën 70 të vdekur në veri të Afganistanit

27/08/2020 16:22

Përmbytje të rënda kanë vrarë të paktën 70 njerëz e kanë plagosur dhjetra të tjerë teksa sezoni i shirave ka goditur veriun e lindjen e Afganistanit, njoftuan zyrtarët.

Zëdhënësja e krahinës veriore Parwan, Wahida Shahkar tha se numri i viktimave mund të rritet teksa autoritetet po përpiqen të shpëtojnë njerëz të bllokuar nën rrënojat e shtëpive. Ajo shtoi se të paktën 66 njerëz janë vrarë dhe 90 janë plagosur në këtë provincë.

Kreu i spitalit të provincës Abdul Qasim Sangin, tha se mes të vdekurve kishte disa fëmijë dhe disa nga të plagosurit janë në gjendje kritike. Shahkar tha se përmbytjet nisën në pjesën qendrore të provincës duke shkatërruar shumë shtëpi.

Presidenti afgan Ashraf Ghani tha në një deklaratë se do të dërgohen ndihma për krahinën e Parwan dhe zonat e tjera të prekura.

Autoritetet thanë se të paktën 300 shtëpi ishin shkatërruar në Parwan dhe njëmijë njerëz ishin zhvendosur.

FOTO GALERI
4/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA