Gjendet e vdekur në banesën e saj ish e dashura që denoncoi McGonigal/ Fjalët e fundit të saj: E urrej FBI-në. Babai i viktimës: Ajo s’do e vriste kurrë veten 31/08 21:48
Pasi arriti të shpëtonte pa lënduar kolegët e tij nga sulmi i një peshkaqeni, një roje bregdetare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është shndërruar në heroin e ditës.
Rreth 40 ushtarakë të stafit të një anije të Rojës Bregdetare amerikane po laheshin në det kur një peshkaqen rreth 2.5 metra i gjatë u afrua pranë tyre.
Fatmirësisht një nga ushtarët që ndodhej ende në bordin e anijes e pikasi grabitqarin dhe menjëherë mori një armë automatike dhe qëlloi drejt tij për ta trembur duke bërë të mundur që kolegët e tij të mos sulmoheshin.
Top Channel