Një rrezik në horizont! Roja bregdetare qëllon me armë peshkaqenin që po u afrohej kolegëve

27/08/2020 10:11

Pasi arriti të shpëtonte pa lënduar kolegët e tij nga sulmi i një peshkaqeni, një roje bregdetare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është shndërruar në heroin e ditës.

Rreth 40 ushtarakë të stafit të një anije të Rojës Bregdetare amerikane po laheshin në det kur një peshkaqen rreth 2.5 metra i gjatë u afrua pranë tyre.

Fatmirësisht një nga ushtarët që ndodhej ende në bordin e anijes e pikasi grabitqarin dhe menjëherë mori një armë automatike dhe qëlloi drejt tij për ta trembur duke bërë të mundur që kolegët e tij të mos sulmoheshin.

FOTO GALERI
2/6

Top Channel