Fotot/ Turi i parë i Europa  League, në fushë zbret Teuta kundër Beitar Jerusalem

27/08/2020 17:12

Pas klubit të Tiranës që e mbylli aventurën e saj në Champions sot është radha e 3 skuadrave shqiptare që zbresin në fushë në turin e parë të Europa League me optimizmin për të kaluar më tej.

E para që ka zbritur në fushë ka qenë Teuta që po përballet në Durrës me izraelitët e Beitar Jerusalem. Durrsakët janë gati dhe duan të shfrytëzojnë faktorin fushë, ndërkohë që po luhet minuta e 40 dhe janë në avantazh ndaj skuadrës izraelite me rezultat 1-0.

Më pas duke nisur nga ora 19:00 zbret në fushë Laçi që ndeshjen e ka në transfertë ndaj ekipet nga Azerbajxhani Keshla. Në mbrëmje radhën e ka Kukësi që do përballet me bullgarët e Sllavias së Sofies.

Për më tepër ju ftojmë të ndiqni galerinë me fotot nga ndeshja Teuta- Beitar Jerusalem.

FOTO GALERI
2/13

Top Channel