Një punëtor ndërtimi në Britaninë e Madhe, është shprehur se kurrë nuk ka qenë tek dentisti, pasi atë rol, ia ka zëvendësuar një kolegu i punës, i cili ia heq dhëmbët me pinca.

Punëtori Phil Bailey, nga West Yorkshire, thotë se gjatë gjithë kohës është në vende të ndryshme duke ndërtuar dhe kur ndien dhimbje të dhëmbëve, ai i kërkon një shoku të punës që t’ia heqin atë me pincë. Në një video të bërë virale së fundmi, shfaqet 58-vjeçari, pranë një miku të tij që në duar mbanë një palë pinca.

E ndërkohë, ai i kërkon shokut që të hapë gojën dhe të nisë procedurën e heqjes së dhëmbit. Është e habitshme në fakt, sesi Bailey nuk rënkon nga dhimbjet, por pas heqjes së dhëmbit qëndron tepër i qetë.

“Nëse një dhëmb fillon të më dhembë, unë pres vetëm që një koleg i imi të më afrohet dhe të ma heqë atë me pinca. Unë gjithmonë u kërkoj atyre të filmojnë të gjithë momentin. Unë kam vërtetë probleme me dhëmbët e mi këto ditë, pasi nuk më kanë mbetur dhe shumë”, u shpreh 58-vjeçari.

FOTO GALERI
2/9

Top Channel