Zvicra kalon ligjin e ri kundër antisemitizmit, gjobë dhe ndjekje penale për personat që shfaqin në publik simbole naziste
Një nënë në Kanada, është sulmuar për vdekje nga një ari, në përpjekje për të mbrojtur djalin e saj nëntë vjeçar.
Stephania Blais, 44-vjeç, ishte duke folur me babanë e saj, në momentin kur dëgjon thirrjet për ndihmë të djalit.
Në ato moment ajo doli me shpejtësi nga vendi ku ndodhej dhe u drejtua në drejtim të të birit dhe për ta mbrojtur atë nga sulmi i ariut, sakrifikoi veten e saj. Në lidhje për vdekjen tragjike, ka reaguar dhe babai i viktimës, i cili për mediat vendase ka zbardhur të gjithë ngjarjen.
“Isha duke folur me vajzën në telefon. Po më tregonte se si e kalonte ditën dhe se i shoqi i kishte rregulluar disa defekte hidraulike që kishte në kabinë. Më pas, u dëgjua një zhurmë dhe vajza u shkëput. Kaluan minuta dhe unë u shqetësova së tepërmi, më pas mësoj për humbjen e bijës time të dashur”, u shpreh babai i viktimës, Hubert Esquirol.
Top Channel