Përleshje në Uiskonsin, dy të vrarë dhe një i plagosur

26/08/2020 13:23

Dy persona janë qëlluar për vdekje dhe një tjetër është plagosur në qytetin amerikan të Kenosha-s, mbrëmjen e të martës, ndërsa grupet u përleshën gjatë protestave që pasuan qëllimin nga policia të një afroamerikani, pak ditë më parë.

Imazhet e publikuara online tregonin njerëz që vraponin nëpër rrugët e Kenoshës, në Uiskonsin, ndërkohë që të shtëna armësh zjarri dëgjoheshin. Në pamjet video shihej edhe një person i plagosur, i shtrirë në tokë.

Zyrtarët lokalë thanë se tre persona ishin qëlluar dhe dy ishin vrarë. Dhuna shpërtheu pasi qindra protestues marshuan për të tretën natë radhazi në shenjë zemërimi për plagosjen e Jacob Blake, që u pa në një tjetër video të qëllohej shtatë herë në shpinë nga një oficer policie të dielën. Blake po përpiqej të hynte në makinën e tij, me tre fëmijët e vet brenda, kur u qëllua.

Më herët, avokati i Blake tha se 29-vjeçari i ishte nënshtruar një operacioni të vështirë dhe tani ka gjasa që të mos mund të ecë kurrë më.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA