Mësuesja shtatzënë 31 vjeçare vdes e infektuar nga koronavirusi, doktorët shpëtojnë të voglin

26/08/2020 17:57

Një mësuese shtatzënë ka vdekur nga koronavirusi pasi u infektua në festën surprizë të bebes që i organizuan miqtë, por doktorët heroikë arritën të shpëtojnë beben e saj.

31 vjeçarja Camila Graciano ishte tetë muaj shtatzënë kur u infektuar në festën surprizë në qytetin brazilian të Anapolis. Disa ditë më vonë ajo u dërgua me urgjencë në spital dhe doktorët e detyruan të niste lindjen. Ata arritën të shpëtojnë fëmijën por zonja Graciano ndërroi jetë.

Familja e saj e dinte se shtatzania ishte rrezik për infektim nga pandemia dhe ishin kujdesur shumë që 31-vjecarja të mos dilte nga shtëpia.

Por vëllai i saj Daniel Helio Ambrosio tha për rrjetin vendas Globo, se kolegët e saj të punës organizuan një festë surprizë për beben në javët e fundit të shtatzanisë së saj, siç është traditë në shumë vende kristiane.

Një nga të ftuarit ishte pozitiv me koronavirus por asokohe asimptomatik dhe nuk ishte në dijeni.

Graciano u dërgua në spital tre ditë pas festës. Familjarët me vështirësi gjetën një krevat për të pasi reparti i kujdesit intensiv ishte i mbushur.

Ajo u shtrua në repartin e maternitetit për shtatzanitë e rrezikshme. Doktorët u detyruan të nisnin lindjen e fëmijës së parakohshëm, i cili mbijetoi megjithë humbjen e nënës.

Megjithë gjendjen e rëndë të zonjës Graciano familja kishte shpresuar se do të rekuperohej pasi kishte shfaqur shenja përmirësimi.

Zoti Ambrosio tha: “Menjëherë pas lindjes ajo tregoi shenja përmirësimi. Doktorët na thanë të kemi besim, por ajo vdiq një ditë më vonë.

Sipas shifrave të fundit të Johns Hopkins University, Brazili ka shënuar 3,669,995 raste me COVID-19 dhe 116,580 vdekje të lidhura me të.

FOTO GALERI
2/3
Familja e saj ishin kujdesur shumë që 31-vjecarja të mos dilte nga shtëpia.

Top Channel