Dikur shokë tepër të mirë, por tashmë duket se miqësia mes futbollistit Neymar dhe këngëtarit Maluma ka përfunduar dhe shkak për këtë është bërë modelja seksi, Natalia Barulich.
Bukuroshja brune përfundoi lidhjen me Maluma-n dhe menjëherë pas kësaj u shfaq në krahët e shokut të tij Neymar. Ndërkaq, vetë këngëtari kolumbian, me anë të një reagimi në “Instagram” është shprehur tepër i frustruar përsa i përket dyshesh. Ai tha se nuk i intereson më jeta e tyre dhe madje u shpreh falenderues ndaj brazilianit dhe klubit të tij të PSG-së, pasi menjëherë pasi kaluan në finale të “Champions-it” dëgjuan në dhomat e zhveshjes këngën e tij.
“Mos u gënjeni, s’ka ndodhur asgjë. Nuk e di nëse janë bashkë, as nuk më intereson pasi secili zgjedh vetë për jetën e tij. Nëse janë në një lidhje, shumë mirë. Të gjithëve na duhet dashuri në jetë. Nuk kam asnjë problem me të, i jam mirënjohës që ai dhe e gjithë skuadra e PSG dëgjoi këngën time pas lojë,” tha Maluma.
Top Channel